Flash

Turqia i bën presion Kosovës për të ekstraduar njeriun e Gulen

Lapsi.al 2 November 2017
Turqia i bën presion Kosovës për të ekstraduar njeriun e

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, në një deklaratë për media në ambientet e Ambasadës së Turqisë në kryeqytet, vlerësoi arrestimin e shtetasit turk, Uğur Toksoy, i cili u arrestua në qytetin e Prizrenit ditën e premte dhe i cili është i dyshuar si anëtar i Organizatës FETO, të cilës zyrtarët turq, përfshirë edhe ambasadoren Kılıç, i referohen si organizatë terroriste.

Në fjalën e saj, Kılıç theksoi se në bazë të një urdhër arresti të gjykatës së dytë penale në Hatay të Turqisë, Uğur Toksoy është akuzuar si anëtar i organizatës terroriste të armatosur FETO/PYD, duke bërë të ditur se nga autoritetet e Kosovës është kërkuar arrestimi dhe ekstradimi i tij në Turqi.

Kılıç po ashtu rikujtoi se është marrë vendimi i paraburgimit 40-ditor për Toksoy dhe, siç tha ajo, çështja është aktualisht në duart e gjyqësorit të Kosovës, duke shprehur besimin se gjyqësori kosovar do të japë vendimin e duhur për personin në fjalë.

“Ne besojmë në gjyqësorin e Kosovës dhe, ashtu siç besojmë ne, presim që t’i besohet edhe drejtësisë turke. Në fund të këtij procesi të cilin e kemi filluar ne si Republika e Turqisë, ky person që kërkojmë ekstradimin e tij do të ketë një proces gjyqësor në Turqi. Kërkesa jonë është kjo. Shteti i Kosovës, të cilin e konsiderojmë si një mik të Turqisë, ishte pranë nesh në luftën kundër terrorizmit deri më tani dhe besojmë se do të jetë pranë nesh edhe më tej”, tha Kılıç.

Duke potencuar se shteti i Turqisë këtë kërkesë e ka bërë duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare e çdo shteti, Kılıç tha se duhet të pritet vendimi i gjyqësorit pa ndërhyrë në këtë proces për një person i cili është arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste të armatosur, raporton Anadolu Agency.

“Prej momentit të arrestimit të personit në fjalë, deklaratat e disa qarqeve lidhur me këtë proces, veçanërisht lidhur me Turqinë dhe ecurinë e proceseve gjyqësore në Turqi, kanë qenë të pabaza dhe me qëllim dezinformimi dhe në një formë edhe me qëllim për të ndikuar në procesin gjyqësor në Kosovë, për të cilat mund të them se kanë qenë të pakëndshme për ne dhe jemi ndier shumë të hidhëruar nga këto”, u shpreh ambasadorja Kılıç.

Të këshilluara

Blerina Gjylameti: Opozitën e kam në shtrat!

Pas zgjedhjes në krye të PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti ka dhënë një intervistë në Klan për Rudina Magjistarin. Biseda mes të dyjave preku shumë tema të po...

10:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI