Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve. Portugezi me Real Madridin dhe Manchester Unitedin ka shënuar 111 gola në Ligën e Kampionëve, duke lënë në vendin e dytë Leo Messin më 97 gola, apo 14 më pak.

