Flash

Replikat/ "O më i madhi i kastravecave', Basha e Rama shkëmbejnë batuta në foltoren e Kuvendit

Lapsi.al 2 November 2017
Replikat/ "O më i madhi i kastravecave', Basha e Rama

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar sërish me akuza dhe batutta të ndërsjellta. Akuzave të opozitës për drogën dhe lidhjet me krimin, Rama i është përgjigjur se në PD ka një lloj kastraveci që nuk eskportohet, por rritet vetëm në gjirin e selisë blu.

E mënjëhershme ka qenë replika e Bashës, i cili i është drejtuar Ramës si “më të madhin e kastravecave.” Ndërsa Rama i ka kërkuar Lulzim Bashës që t’i shpjegojë se përse PD ka shkuar në Himarë ditën e djeshme, në një kohë kur në Greqi, opozita e atjeshme i ka dërguar letër BE-së që t’i kushtëzohet integrimit vendit.

Debatet:

Rama: Mbasi të japësh përgjigje, ose para se të japësh përgjigje, të dëgjova të thoje që në Shqipëri nuk ka karota, nuk ka patate etj, gjë që e tregojnë shifrat...  në Shqipëri ka një lloj kastraveci, që nuk eksportohet, por kultivohet në llumin e Partisë Demokratike.

Basha: A e shikoni këtë kloun se si kërkon t’i ikë përgjegjësisë. Pse e mbushe Shqipërinë me drogë? Pse e mbushe parlamentin me kriminelë. Ka një shprehje që thotë se streha e fundit e maskarenjve është patriotizmi... ti po na flet për patriotizëm?  Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Ja ku e ke transportin, o më i madhi i kastravecave... Eksporti jot është droga.

Berisha: Nëse kjo strukturë falike, vjen këtu dhe mbahet me struktura falike, unë propozoj që ta nxjerrim nga seanca.

Gramoz Ruçi: Ju lutem zoti Berisha, kjo nuk është replikë.

Rama: Në fakt ti Lulzim je një gramafon. Unë nuk besoj se ju jeni anti-kombëtarë. Por ju jeni të papërgjegjshëm. Ju nuk mbani përgjegjësi. Por sidoqoftë PD duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se çfarë shkelje ka bërë qeveria në Himarë në raport me ligjet e vendit. Mospërgjigja tregon se ju nuk mbani përgjegjësi për atë që bëni. Sepse shtysa e vetme që ju nxjerr ju këtu, është ankthi për një pushtet që nuk e merrni dot këtu por aty ku flasin shqiptarët. Dhe shqiptarët folën në 25 Qershor. Ju doni sherr? Ju vazhdoni bëni sherr, ne nuk do ju bashkohemi.

 

 

Të këshilluara

Blerina Gjylameti: Opozitën e kam në shtrat!

Pas zgjedhjes në krye të PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti ka dhënë një intervistë në Klan për Rudina Magjistarin. Biseda mes të dyjave preku shumë tema të po...

10:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI