Flash

Rama emëroi prefekte kolonelen që mbrojti paktin detar me Greqinë

Lapsi.al 2 November 2017
Rama emëroi prefekte kolonelen që mbrojti paktin detar me Greqinë

Mes 12 Prefektëve të rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama, ishte edhe Suzana Jahollari që do të jetë në krye të Prefekturës së Tiranës, e vetmja grua kolonele në historinë e Shqipërisë.

Me një karrierë të gjatë në ushtri, tashmë kolonele në rezervë, Suzana Jahollari është përfshirë në një çështje të sigurisë kombëtare.

Vite më parë, në kulmin e debatit për nënshkrimin e marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë të qeverisë Berisha, ajo ka mbrojtur këtë marrëveshje duke e quajtur në zbatim të konventave të OKB-së.

Ndërkohë që për herë të parë në historinë e saj, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi paktin detar me Greqinë të firmosur nga 2 ministrat e Jashtëm të kohës, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Kushtetuesja veproi pas padisë që depozituan aty Saimir Tahiri dhe Ervin Bushati në emër të Partisë Socialiste.

GSH.al ka ripublikuar letrën që kolonelja Suzana Jahollari i dërgon Myslim Pashajt, në replikë të studimit të tij prej 117 faqesh ku argumentohej se ky pakt nuk duhej ratifikuar në Kuvend, pasi ishte në disfavor të Shqipërisë.

LETRA E PUBLIKUAR NE “GSH” ME 9 SHTATOR 2009

Tiranë, më 31/8/2009

Lënda: Kthim përgjigje

Drejtuar: Zotit Myslim Pasha

Zoti Myslim,

Në përgjigje të letrës Tuaj, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes “Për nënshkrimin e marrëveshjes detare me Greqinë”, Ju bëjmë me dije se Ministri është njohur me shqetësimin Tuaj.

Pasi u konsultuam me strukturat përkatëse për këtë problem, Ju sqarojmë si më poshtë:

– Nënshkrimi i Projekt-Marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, lidhur me delimitimin e hapësirave detare mbi të cilat ushtrohet sovranitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, buron nga neni 83 i Konventës së Montego Bay-it të vitit 1982 (UNCLOS), në të cilën të dy shtetet janë palë. Në formulimin e kësaj marrëveshje janë zbatuar rigorozisht parimet themelore së kësaj Konvente.

– Në këtë marrëveshje janë pasqyruar të drejta të tilla si ajo e sovranitetit shtetëror për qëllimet e shfrytëzimit të burimeve natyrore të shelfit kontinental (article 77 UNCLOS), statusi i pasurive nënujore dhe hapësirës ajrore mbi të (article 78 UNCLOS), gjendet i reflektuar dhe një parim tjetër shumë i rëndësishëm, që është e drejta e kalimit paqësor (article 17 UNCLOS), artikulli 15 i UNCLOS, i cili përcakton mënyrën e delimitimit të detit territorial midis dy shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, si dhe kapitulli VI i saj, ku trajtohet “Shelfi Kontinental”.

– Kjo Projekt-Marrëveshje është përgatitur nga një grup profesionistësh të fushës juridike, ushtarake dhe politike.

– Projekt-Marrëveshja ende nuk ka kaluar për ratifikim në Parlament. Do të ishin me vlerë mendimet që mund të jepen nga ana juaj, në diskutimet që do të zhvillohen për këtë problem.

Duke shprehur vlerësimin tonë maksimal si specialist i fushës përkatëse, jeni i mirëpritu të vini e të njiheni me praktikën e ndjekur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Nënkolonele Suzana JAHOLLARI

Të këshilluara

VIDEO/ Gabon Hysaj, barazon Manchester City

Manchester City ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve. Golin për italianët e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 21-të të pjesës së p...

21:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI