Flash

Nishani: Unë, Rama dhe Tahiri ishim njoftuar që në 2016 se policia qe e përfshirë në trafikun e drogës

Lapsi.al 2 November 2017
Nishani: Unë, Rama dhe Tahiri ishim njoftuar që në 2016 se

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka bërë një deklaratë mjaft interesante mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi që nxjerr bllof qëndrimet e mbajtura nga kryeministri Edi Rama kohët e fundit, por edhe më herët.

Përpara pak ditësh Rama tha se nga Shërbimi Informativ Shtetëror ka pasur “zero” informacione për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës përmes bandës së Habilajve. Të njëjtin qëndrim mohues Rama ka mbajtur në vazhdimësi për çështjen e drogës në vend megjithëse nuk kanë qenë të pakta rastet kur SHISH ka informuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda apo Policinë e Shtetit për raste konkrete të trafikut të drogës.

Në studion e News24, ish-presidenti Nishani zbuloi se gjatë vitit 2016 ka pasur raporte konkrete të Shërbimit Informativ Shtetëror për situatën e kanabisit në vend. Nishani ka konfirmuar se ai në detyrën e Presidentit të Republikës, kryeministri Edi Rama dhe Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm i kanë pasur mbi tavolinë raportet sekrete për kanabizimin e vendit dhe për përfshirjen e policisë në trafikun e drogës.

“Nga mesi i vitit 2016 kanë ardhur informacionet e para në tryezën time. Informacioni që ka ardhur te unë, për përfshirjen e punonjësve të policisë kam kërkuar që të dërgohej edhe të Ministri Brendshëm” – u shpreh ish Presidenti.

Megjithëse i ka pasur këto informacione as Rama dhe as Tahiri nuk ndërmorën asnjë masë kundër narkotrafikut përveç propagandës.  Në atë kohë Rama thoshte publikisht se akuzat për kanabizim dhe lidhje të trafikantëve me policinë vinin nga “mediat e kazanit” dhe nga një opozitë që ishte “makineri balte”. Të gjitha më pas u vërtetuan nga raportet e partnerëve dhe përgjimet e autoriteteve italiane në rastin “Habilaj – Tahiri”.

Nishani tha se “në bazë të ligjit përpara se këto informacione t’i jepeshin Presidentit të Republikës i kanë shkuar Kryeministrit të vendit. Ish-kreu i shtetit propozoi për deklasifikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e drogës. Sipas tij ka pasur në atë mbledhje disa elementë që mund ta ndihmonin situatën mbi të cilën po debaton politika ditët e fundit.

“Në nëntor të vitit 2016, u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Situata që kemi mbërritur sot, ato diskutime që u paraqitën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk u ndoqën me zbatimin që kërkon ligji. Nëse do të kishte hetime serioze, ai do të ishte një hetim me të gjithë individët përfshire deri te Ministri i Brendshëm”– u shpreh Nishani.

Në emision e morri fjalën edhe ish ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila e relativizoi disi rëndësinë e pohimeve të mblegjes së këshillit sigurisë që u mbajt në 3 nëntor 2016. Kodheli tha se me sa mban mend në atë mbledhje sekrete ka pasur informata të përgjithshme dhe nuk është folur me emra

©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI