Flash

Meta 'kundër' Ramës: Kur cënohet e drejta e gazetarëve është cënuar themeli i sistemit demokratik

Lapsi.al 2 November 2017
Meta 'kundër' Ramës: Kur cënohet e drejta e

Presidenti Ilir Meta ka pritur një grup gazetarësh në Presidencë, në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër krimeve ndaj gazetarëve.

Meta shprehu solidaritet të veçantë për gazetarët e terrenit, që sipas tij, shpesh përballen me ngjarje të rrezikshme, vetëm për të qenë në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të sistemit tonë demokratik.

“Kur deformohet dhe cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve pa dyshim që është cenuar vetë themeli i sistemit tonë demokratik. Solidaritet të veçantë shpreh për gazetarët e terrenit, që raportojnë në mënyrë të menjëhershëm, shpesh edhe duke sakrifikuar e rrezikuar për shkak të ngjarjeve dhe karakterit të ndryshëm të tyre, gjithmonë në shërbim të lirisë, në shërbim të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të sistemit tonë demokratik", - tha Meta.

Kjo pritje e Metës vjen pak ditë pasi Rama i ofendoi në një dalje të tij të publike para Kuvendit. Ndërkohë që kryeministri asnjëherë nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij ndaj medias, duke e quajtur këtë të fundit kazan.

 

Të këshilluara

Blerina Gjylameti: Opozitën e kam në shtrat!

Pas zgjedhjes në krye të PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti ka dhënë një intervistë në Klan për Rudina Magjistarin. Biseda mes të dyjave preku shumë tema të po...

10:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI