Flash

Zbulohet prova filmike/ Ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

Lapsi.al 1 November 2017
Zbulohet prova filmike/ Ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

Që prej shpërthimit të skandalit të përgjimeve Tahiri- Habilaj kanë qenë të shumtë zërat që i kanë kërkuar ambasadorit amerikan të shprehet për këtë çështje. Por Donald Lu, që flet për gjithçka, që nga problemet e fëmijëve daun e deri tek ekspozitat e pikturave, nuk ka thënë asnjë fjalë.

Natyrisht askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë mes shqiptarëve, një përfaqësuesi të vendit të huaj se për çfarë të prononcohet dhe për çfarë jo. Kjo është një zgjedhje sa personale, po aq edhe e administratës së cilës i përket.

Por, në këtë rast, duket se është disi më ndryshe. Sepse Donald Lu ka rekorde në mbrojte të dyshes Rama- Tahiri, për të cilat sot nuk do të ishte krenar askush.

Atëherë kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte vënë gishtin mbi plagë duke denoncuar lidhjet e ish ministrit të Brendëshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

[caption id="attachment_246717" align="aligncenter" width="2048"] Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian ne Tirane Massimo Gaiani dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, (foto poshte ne te njejtin aktivitet me Tahirin) gjate nje konference ne Pallatin e Kongreseve, ku Policia e Shtetit prezantoi rezultatet e luftes ndaj droges. Foto LSA[/caption]

Dhe që kjo të bëhej e besueshme, përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni sot nuk do t’u besoni veshëve. Në mes të shtatorit 2015, përpara se të gjitha mediat botërore të tregonin me gisht Shqipërinë, përpara se shefi i anti mafias italiane, Franko Roberti, të lëshonte alarmin se “droga që po vinte nga Shqipëria po shtohej”, ambasadori amerikan i mbante ison dyshes Rama- Tahiri.

Për t'i dhënë besueshmëri propagandës së tyre, ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.

Sot kuptohet se sa e vërtetë ka qenë kjo mbështetje e pakusht. Dhe kuptohet gjithashtu se pse Donald Lu nuk ka gojë të flasë për rastin Tahiri.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

Dosja e radhës/ Qeveria Rama në ankth

Dosja Tahiri - Habilaj po e mban në ankth qeverinë Rama. Dhe jo vetëm ajo. Kryeministri nuk po e fsheh dot shqetësimin, jo për çfarë iu desh të përballet, por p...

16:41

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI