Flash

VIDEO/ Nervozohet trajneri i Hoffenheim, godet tifozin me shishe

Lapsi.al 1 November 2017
VIDEO/ Nervozohet trajneri i Hoffenheim, godet tifozin me shishe

Kush e pa ndeshjen e së shtunës kur Hoffenheim humbi 3-1 në shtëpi përballë Borussia Mönchengladbach vuri re zemërimin e trajnerit Julian Nagelsmann. Por jo vetëm kaq. Në pësimin e golit të parë ai flaku një shishe uji në tribunë duke goditur në kokë një tifoz. Tekniku e vuri re se e teproi dhe kërkoi menjëherë falje në distancë.

Në fund të ndeshjes trajneri i ri shkoi në tribunë për t’i kërkuar falje tifozit. Viktima i tha se ishte mirë dhe se nuk i kishte ngelur qejfi me Nagelsmann: “Është çdo gjë “ok”. Nuk ndodhi asgjë. Emocionet janë pjesë e lojës” – tha ai. Më pas trajneri kërkoi falje edhe publikisht: “Ishte një gjest idiot që nuk më takon dhe që nuk dok të ndodhë më. I kërkoj falje tifozit të goditur” –tha ai. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=30&v=6GHcCbemZNU

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI