Flash

Raporti i Bankës Botërore/ Basha: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit

Lapsi.al 1 November 2017
Raporti i Bankës Botërore/ Basha: Investitorët e huaj e shohin

Pas publikimit të raportit të fundit të Bankës Botërore “Doing Business” që e ka zhvlerësuar Shqipërinë me 7 vende, ka reaguar edhe Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shkruan në Facebook se të gjitha shtetet e tjera të rajonit janë në një renditje shumë herë më të mirë sesa Shqipëria, duke na lënë prapa në shumë drejtime. Sipas Bashës, rënia e Shqipërisë kur fjala vjen tek të bërit biznes, s’ka sesi të mos i atribuohet faktit se qeveria po zvarrit rimbursimin e TVSH-së dhe se po godet bizneset me një shumëfishim të taksave.

BANKA BOTERORE KONFIRMON: RRITJA E TAKSAVE PO RRENON EKONOMINE SHQIPTARE. Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore "Doing Business 2018". Faktori kryesor i ketij perkeqesimi eshte rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se. Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine. Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte: Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj.” - shkruan Basha.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Higuain shpëton Juventusin nga humbja

Barazim 1-1 mes Sportingut të Lisbonës dhe Juventusit. Për vendasit shënoi Cesar, ndërsa italianët barazuan me Gonzalo Higuain. Në këtë grup kryeson Barcelona m...

23:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI