Flash

Llotaria Amerikane drejt fundit? Trump i kërkon Kongresit të zhbëjë programin

Lapsi.al 1 November 2017
Llotaria Amerikane drejt fundit? Trump i kërkon Kongresit të

Sulmi i djeshëm në Nju Jork duket se i dha krah propozimeve të Donald Trumpit për të bllokuar hyrjen në masë të emigrantëve në SHBA.

Në konferencë për shtyp, Trump deklaroi se ka filluar procesin për eliminimin e programit të lotarisë amerikane. Ai zbuloi se i ka kërkuar Kongresit që t’i japë fund këtij programi.

“Po filloj sot procesin e eliminimit të programit të lotarisë amerikane. Do t’i kërkoj Kongresit të nisë menjëherë punën për t’i dhënë fund këtij programi. Lotaria e diversitetit tingëllon mirë, por nuk është diçka e mirë. Nuk ka qenë diçka e mirë. Ne kemi qenë kundër” - tha Donald Trump.

Trump bëri thirrje për masa më të rrepta emigracioni mbështetur në një sistem meritash

Presidenti shkroi në “Tëitter" se së shpejti do t’i jepnin fund çmendurisë. Fajin për ekzistencën e programit të Departamentit amerikan të Shtetit për lotarinë amerikane, ai ia faturoi kreut të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Senatori Schumer luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për programin në vitet 1990. Ai iu përgjigj kështu kritikave të Trumpit.

“Populli amerikan është i etur për lidership e jo për përçarje. Presidenti duhet të lërë mënjanë postimet e të udhëheqë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të rrisë financimet kundër terrorizmit. Kështu do të mund të ndihmojë” - tha Schumer.

Schumer dhe senatorë të tjerë demokratë e akuzuan presidentin për politizim të sulmit. Programi i vizave të diversitetit, i quajtur ndryshe lotaria amerikane, çdo vit i garanton qëndrim të përhershëm rreth 50 mijë emigrantëve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI