Flash

Ngacmoi seksualisht një gazetare, dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes

Lapsi.al 1 November 2017
Ngacmoi seksualisht një gazetare, dorëhiqet ministri britanik i

Politika britanike është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të seksit. Mbi 50 ministra, deputetë dhe nënsekretarë janë përfshirë në një listë të akuzar se kanë ngacmuar seksualisht vajza të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Të parit që i ka dalë emri është Ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon. Ai dha dorëheqjen mbrëmjen e së mërkurës pasi pranoi se sjellja e tij ndaj një gazetareje ka qenë e papërshtatshme. Ai kërkoi falje për një “incident” në vitin 2002 kur i kishte bërë “komplimente të tepruara” gazetares Julia Hartley-Brewer.

Në letrën e tij të dorëheqjes për kryeministren Theresa May, Fallon shkruan: “Një numër i madh lidhjesh janë përmendur ditët e fundit, mes të cilave edhe diçka nga e kaluara ime. Shumë nga këto lidhje mund të jenë false, por unë e pranoj se kisha lëshuar nga standardet e mia duke bërë që të mos ndihem në nivelin e forcave të armatosura që përfaqësoj”. Kryeministrja May e pranoi dorëheqjen e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Gabon Hysaj, barazon Manchester City

Manchester City ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve. Golin për italianët e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 21-të të pjesës së p...

21:27

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI