Flash

Drejtoresha e lojërave të fatit që u përplas me Xhafajn në Komision, emërohet tek Shëndetësia (Video)

Lapsi.al 1 November 2017
Drejtoresha e lojërave të fatit që u përplas me Xhafajn

Luneda Sufali do të jetë drejtoresha e re e Shërbimit Social Shtetëror që nga dita e sotme. Prezantimi i saj u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila duke i uruar Znj. Sufali suksese në detyrën e re, theksoi mbështetjen për SHSSH, në kapercimin e sfidave me të cilat ky institucion përballet.

Por para disa kohësh, Luneda Sufali pati një debat të ashpër në Komisionin e Ligjeve dy vite më parë mes saj dhe kreut të komisionit Fatmir Xhafaj. Në atë kohë Sufali mbante postin e drejtoreshës së Lojërave të Fatit.

Debat dhe replika në limitet e etikës patën shoqëruar mbledhjen e komisionit më të rëndësishëm të institucionit të Kuvendit. Luneda Sufali, ka injoruar deputetët e Kuvendit duke thënë se ishin lojtarë kumari.

REPLIKAT NË KOMISION:

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, ndjesë për vonesën, por tani mbaruam ligjin e energjisë. S’keni ardhur kur keni mbrojtur buxhetin kaq shumë nga Ministria, keni ardhur për lojërat e fatit.

Shkëlqim Cani: U trembëm nga hera e kaluar…

Luneda Sufali: Jemi dhe nga Lojërat e Fatit, edhe nga Ministria.

Fatmir Xhafaj: S’kisha parë të merrnit kaq staf me vete ndonjëherë.

Pandeli Majko: Bëj atë pyetjen që thashë unë dje, kush ka konflikt interesi të largohet.

Luneda Sufali: Jam e sigurt fare, të gjithë! I bie të prishet Komisioni.

Pandeli Majko: Çohem unë i pari. Kam lujt skedina në shkollë të mesme…

Luneda Sufali: Janë të gjithë me konflikt interesi, ta garantoj unë me 100 për qind.

Bashkim Fino: Shiko këtej nga opozita…

Luneda Sufali: E, kush ka konflikt!, Këtu jeni të gjithë. Kanë konflikt …

Oerd Bylykbashi: Zonjë do dekriminalizohet shpifja… Edhe shpifjen do ta dekriminalizojmë. Kujdes!

Pandeli Majko: Thuaja pak kryetarit të Komisionit se duhet ta dëgjojë live…

Luneda Sufali: Duhet të bëhet pyetja që t’ia them…

Fatmir Xhafaj: A ka mundësi të mos flasësh më, ose do dalësh përjashta…Këtu e drejtoj unë mbledhjen, aty ku merr pjesë ti, drejtojnë ata (ministri).

Luneda Sufali: Patjetër, por po i ktheja përgjigje zotit Majko.

Fatmir Xhafaj: Patjetër, por përgjigje kur jam unë nuk mund të japësh. Nuk e di çfarë pune bën atje në ministri po…

Luneda Sufali: Pastruese. (Qesh)

Fatmir Xhafaj: Atëherë dil nga salla.

Luneda Sufali: Jam e ftuar në Komision.

Fatmir Xhafaj: Atë e vendos unë, të lutem largohu nga karrigia.

Luneda Sufali: Nuk largohem!

Fatmir Xhafaj: Zonjë, urdhëroj unë këtu!

Luneda Sufali: S’mund të largohem. Më kanë caktuar për të ardhur të mbroj diçka…

Fatmir Xhafaj: E përcaktoj unë. Prandaj tërhiqu mbrapa aty!

Luneda Sufali: Nuk mund të largohem!

Fatmir Xhafaj: Tërhiqu atëherë se do të ndërpres Komisionin, po të them!

Luneda Sufali: Ndërprite…

Fatmir Xhafaj: Nuk thërras pastrueset unë këtu…

Luneda Sufali- Shkëlqim Canit: E kupton çfarë po më kërkon?! Unë kam ardhur në Komision të mbroj ligjin këtu…

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, do marrësh masa apo të ndërpres Komisionin.

Shkëlqim Cani: Po ishte humor, po bënim shaka.

Fatmir Xhafaj: Jo të lutem, nuk ka shaka.

Shkëlqim Cani: Po kjo është drejtoresha e Lojërave të Fatit.

Fatmir Xhafaj: Po aq më keq akoma, në qoftë se është drejtoresha.

Shkëlqim Cani: Po ne po bënim shaka deri tani.

Bashkim Fino: Po bënim humor…

Fatmir Xhafaj: Çfarë humori, pse humor do bëjmë këtu?! Pse për humor kemi ardhur këtu ne me punonjësit tuaj.

Shkëlqim Cani: Nga që s’kishte filluar mbledhja, prandaj.

Fatmir Xhafaj: Muhabet është ky. Drejtoresha që bën shaka në Komision?! Nuk di çfarë është Parlamenti? Mësojani punonjësve tuaj se çfarë është Parlamenti, pastaj hajdeni…

Bashkim Fino: Nga Parlamenti buron qeveria, donte të thoshte…

Fatmir Xhafaj: Duket i paska ec mirë këto kohë, që flet komplet qesim.

Bashkim Fino- Luneda Sufalit: Ç’na bërë moj…

https://www.youtube.com/watch?v=Q-O65gO-_eA

Të këshilluara

VIDEO/ Higuain shpëton Juventusin nga humbja

Barazim 1-1 mes Sportingut të Lisbonës dhe Juventusit. Për vendasit shënoi Cesar, ndërsa italianët barazuan me Gonzalo Higuain. Në këtë grup kryeson Barcelona m...

23:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI