Flash

Tahiri: Pas shitjes e përdora 3 herë Audin, karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt

Lapsi.al 31 October 2017
Tahiri: Pas shitjes e përdora 3 herë Audin, karriera politike nuk
Saimir Tahiri deklaron mbrëmë në Top Story se karriera e tij në politikë nuk mbyllet me urdhër dhe se janë njerëzit ata që do të vendosin me besimin e tyre. Përsa i përket makinës që u shiti kushërinjve ai u shpreh se nëse do e kisha menduar gjatë në atë kohë nuk do ta bënte. Tahiri pranoi se ka përdorur tre herë makinën ‘Audi’ pasi e shiti, (një herë ai dhe dy herë familja) por asnjëherë me Habilajt. “Mund të isha treguar më i kujdesshëm në shitjen e makinës, por është një gabim njerëzor që po më kushton. Nëse do e kisha menduar gjatë në atë kohë nuk do e bëja. E kam përdorur 3 herë makinën pasi e kam shitur, një herë vetë, dy herë familja, për të dalë jashtë vendit. Kam qenë vetëm njëherë në Greqi, jo në Itali. Përveç familjes time në makina nuk kam udhëtuar me askënd tjetër. 

Fundi i karrierës në politikë? E di që ka njerëz që e mendojnë këtë, e kanë menduar edhe kur kanë qenë në detyrë. Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt, kjo ka të bëjë me besimin e njerëzve.

Nëse njerëzit besojnë te e vërteta ime edhe pas hetimit apo nuk besojnë, kjo e ndanë. Mua kjo nuk më shqetëson dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të tjerëve” - deklaroi ai në Top Channel.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI