Flash

Shpërthen tuneli bërthamor në Korenë e Veriut, 200 të vdekur

Lapsi.al 31 October 2017
Shpërthen tuneli bërthamor në Korenë e Veriut, 200 të

Paralajmërimi i gjeologëve kinezë rezultoi i saktë. Tuneli bërthamor i Koresë së Veriut pësoi një kolaps masiv që dyshohet se ka shkaktuar rrjedhje të mbetjeve radioaktive.

Më shumë se 200 punëtorë vdiqën ditën e sotme në tunelin bërthamor që shtrihet në jug të malit Mantapsan, 70 kilometra nga kufiri me Kinën.

Sipas mediave amerikane, shkaku i shpërthimit mund të jetë një test bërthamor i shkuar keq.

100 vetë aktualisht janë të bllokuar në tunel.

Të shtunën, ishte sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ai që paralajmëroi një rritje të rrezikshmërisë për koreano veriorët falë testeve të vazhdueshme bërthamore.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste bërthamore që nga viti 2006, duke përdorur po të njëjtin vend testimi.

Mali Mantapsan, i vendosur në veri-lindje të vendit, mendohet të jetë objekti kryesor bërthamor i Phenianit dhe i vetmi vend bërthamor aktiv në botë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI