Flash

Shembja e banesave në Himarë/ Vangjel Dule sulmon ashpër Ramën: Kryeministri me sjellje pushtuesi

Lapsi.al 31 October 2017
Shembja e banesave në Himarë/ Vangjel Dule sulmon ashpër

Pas ndërhyrjes së IKMT për prishjen e banesave në himarë, ka reaguar edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Dule e krahason sjelljen e Ramës ndaj banorëve të Himarës me sjelljen e një pushtuesi.

Në një prononcim për median ai thotë se Himara u ka rezistuar shekujve dhe nuk do të mund të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale aventureske të Ramës.

“Sjellja e kryeministrit Rama ndaj Himarës dhe himariotëve mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Po cënohen të drejta stërgjyshore pronësore. Cënohen parime elementare të shtetit të së drejtës. Nëpërkëmben në mes të ditës demokracia funksionale dhe respektimi i të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit. Himara që u ka rezistuar shekujve me identitetin dhe idealet e veta, që u ka rezistuar stuhive shumë më të vështira se këto të sotmet nuk do të mund të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale aventureske të zotit Rama." - tha Dule.

Ndërkohë në Himarë banorët kundërshtojnë prishjen dhe janë përplasur ashpër me policinë.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI