Flash

Rrëfimi i pazakontë i Ramës për revistën e grave: Stilistët gay që më frymëzojnë

Lapsi.al 31 October 2017
Rrëfimi i pazakontë i Ramës për revistën e grave:

Mediat e huaja vijojnë t’i kushtojnë vëmendje shfaqjes së pazakontë të kryeministrit Edi Rama në takimet ndërkombëtare të nivelit të lartë. I tillë ishte ai në fund të korrikut në Trieste të Italisë ku kreu i qeverisë shqiptare u prezantua me kostum dhe me atlete të bardha Adidas me vija të kuqe. Në një intervistë për një revistë për veshjet e femrave të quajtur “Women's Wear Daily”, kryeministri shqiptar ka rrëfyer impaktin e atleteve të tija te presidenti francez.

“Unë isha padyshim lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez tha se i pëlqyen atletet e mia dhe i dërgova një palë Adidas sapo u ktheva në Shqipëri, por për të zgjodha një palë të bardha me vija të kuqe dhe blu për të respektuar edhe ngjyrat e flamurit francez” – thotë Rama.

Sipas revistës në fjalë 53-vjeçari nuk është një kryetar shteti i zakonshëm. Për Ramën thuhet se është mjaft i interesuar për modën dhe se ka luajtur për kombëtaren e basketbollit deri në moshën 27-vjeçare.

“Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar. E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit” – thotë Rama.

Thotë se nuk e ka pasur asnjëherë në mendje të bëhet politikan profesionist megjithëse ishte përfshirë në lëvizjen anti-komuniste. Ai tregon edhe një herë se si vazhdon të pikturojë dhe skicojë ndërsa kryen takimet e tija të punës.

“Është njëlloj si të bësh “doodle”. Njerëzit e mi janë mësuar. Ndonjëherë më pyesin: “Çfarë do të thotë kjo? Pse e bej këtë? Më ndihmon të fokusohem. Kur u bëra ministër i kulturës nuk mund të përqendrohesha në mbledhjet e gjata të këshillit të ministrave dhe ndaj vizatoja. Ministri i arsimit ngjitur me mua i merrte vizatimet në përfundim të mbledhjes. Kur i shkova një herë në zyrë pashë që ai kishte grumbulluar shumë prej tyre. I thashë asistentit tim: “Ky është hajdut. Ka vjedhur artin tim”. Ai më tha të mos shqetësohem sepse ai vetë kishte grumbulluar një duzinë me vizatime mbi axhenda apo projekt-ligje”.

Në shkrimin e gjatë të “Women's Wear Daily” Rama i ka dhuruar gazetarit David Moin edhe një kravatë të stiluar sipas vizatimeve të tija: “Ende nuk e kam vendosur nëse do t’i komercializoj këto. Ndoshta në një jetë të tretë”.

Rama tregon se pëlqen Yamamoto se e surprizojnë idetë e dezajnerit francez të modës Jean-Paul Gaultier i njohur më homoseksualizmin e tij apo të britanikes Vivienne Westwood. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se ka pasur një kohë kur ngelte pa frymë me artin e dizajnërit britanik Alexander McQueen, një tjetër homoseksual i deklaruar që u vetëvar në moshën 40-vjeçare. Rama thotë se gjatë kohës që jetonte si artist i lirë në Francë nuk e imagjinonte veten në politikën zyrtare.

“Unë u bëra i famshëm për shkak të aktivizimit në politikë. Isha një lloj Michael Moore. Çfarë mendoni për të? Ai nuk është politikan, por është shumë i lidhur me politikën. Gjithmonë e kam menduar se një qytet i angazhuar në art apo që është figurë publikë e ka obligim të përfshihet”.

Një pjesë të madhe të shkrimit zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre. Rama thotë se vitin e ardhshëm do të hapë një ekspozitë në galerinë “Michael Schultz” në Berlin dhe një tjetër në “Frankfurt Modern Art Museum”.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI