Flash

Rrëfimi i një prostitute në Tiranë: Aktorët, këngëtarët e deputetët që më kanë paguar…

Lapsi.al 31 October 2017
Rrëfimi i një prostitute në Tiranë: Aktorët,

Erisa, nënë e një fëmije që punon si prostitutë në Tiranë zbulon peripecitë që kalon duke ushtruar ‘profesionin më të vjetër në botë’. Ajo pranon se për klientë ka pasur edhe personazhe VIP, si aktorë, këngëtarë por edhe deputetë.

Për Erisën, prostituimi u kthye në të vetmen zgjidhje për të, pasi vështirësitë ekonomike e bënë të pamundur jetesën.

Gazetarja Klodiana Lala e pyeti Erisën për rastet kur ndaj saj abuzohet. Në intervistën për emisionin "Studio e Hapur", Erisa zbulon se ka pasur plot raste kur nuk e kanë paguar, madje edhe e kanë rrahur keq. Sipas saj, zgjidhje për këto raste nuk ka, pasi nuk mund të bëjë denoncim në polici.

Gazetarja: A ke pasur klientë VIP-a

Erisa: Po, kam pasur aktorë, deputetë, këngëtarë dhe biznesmenë

Gazetarja: Nga e di profesionin e tyre?

Erisa: I njoh se janë njerëz publikë që i kam parë edhe në televizione

Gazetarja: Më thuaj një rast konkret që e keni pasur klient?

Erisa: Isha bashkë me një shoqen time dhe na kontaktoi dikush. Shkuam në një hotel në autostradë dhe mbaruam punë. E kuptova që ishte deputet, po ne nuk bëjmë zë

Gazetarja: Si e kuptove?

Erisa: E kam parë në televizion

Gazetarja: Sa të pagoi?

Erisa: 100 euro ora

Gazetarja: Keni ndonjë rast kur klientët ikin pa paguar?

Erisa: Kam pasur shumë raste edhe nga ata që kanë dhënë lekët në fillim dhe në fund të rrahin e ikin

Gazetarja: Kush janë këta?

Erisa: Janë ato gangsterat kryesisht nga Laçi, e lë me kaq se policisë nuk i ankohem dot

Gazetarja: Keni pasur ndonjë rast kur klienti ju ka dhunuar?

Erisa: Një biznesmen ishte shumë i pirë me rrahu keq për punët e tij, më nxiu keq fare.

Më herët ajo tregoi se kishte 13 vite që nuk mbante kontakte me të atin, se nënën e kishte në kushte të vështira ekonomike. Po ashtu kishte një vëlla më të vogël e një motër 2-vjeçare dhe se këtë punë e bënte për shkak të kushteve të vështira ekonomike. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI