Flash

Qeveria në 'luftë' me tabelat, aksion për pastrimin e rrugëve

Lapsi.al 31 October 2017
Qeveria në 'luftë' me tabelat, aksion për pastrimin e

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit vijuan aksionin për heqjen e tabelave të reklamave dhe ndërtimeve të vendosura përgjatë akseve kombëtare-rrugore.

Në javën e katërt, aksioni është përqendruar në aksin Fier-Vlorë dhe Lezhë-Shkodër. Në total, në këto akse janë hequr 172 tabela dhe 14 ndërtime të lehta. Gjatë ndërhyrjes në më shumë se shtatë raste, autoritetet kanë bashkëpunuar me biznese të caktuara për të bërë zhvendosjen e materialit të tyre brenda kufirit rrethues të biznesit për të liruar rrugën.

Në bashkëpunim me komisariatet respektive të policisë është bërë e mundur ndërhyrja në aksin Lezhë-Shkodër ku janë hequr 88 tabela, ashtu sikurse është bërë edhe spostimi i gomave që ishin vendosur në anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare.

Gjatë ndërhyrjes në aksin rrugor Fier-Vlorë, në të dy drejtimet janë hequr 91 tabela informuese të bizneseve të ndryshme, ashtu sikurse është kryer edhe spostimi i strukturave për tregtimin e gomave të tre subjekteve. Në bashkëpunim me IKMT, u zhvendosën biznese lulesh, u hoq një kioskë dhe tre konstruksionhe të vendosura në kundërshtim me kodin rrugor.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ndodhi ditën e sotme në rrugën ‘Nënë Tereza’. Automjeti me targa AA727O...

15:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI