Flash

Qeveria greke reagon për prishjen e ndërtimeve në Himarë: Po ndjekim me vëmendje situatën

Lapsi.al 31 October 2017
Qeveria greke reagon për prishjen e ndërtimeve në Himarë: Po

Qeveria greke duket se ka ulur tonet ndaj qeverisë shqiptaret në reagimin e sotëm për prishjen e ndërtimeve në Himarë. Zëdhënësi Dimitris Tzanakopulos nuk ka dalë enkas për cështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë, por është pyetur nga gazetarët gjatë një takimi me ta.

Ai tha se Athina “po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet dhe qeveria greke punon për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, por edhe të drejtës së pronës të minoritetit grek në Shqipëri. Përndryshe, iniciativat që merr ministria e jashtme greke për mbrojtjen e këtyre të drejtave janë të vazhdueshme”.

Ndërkohë më herët gjatë ditës një qëndrim më të ashpër ka mbajtur opozita greke. Partia më e madhe, Demokracia e Re, kërkonte nga qeveria shqiptare t'i ndërpriste menjëherë veprimet në Himarë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Himarë ka nisur sot në mëngjes. IKMT mbështetej edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Të këshilluara

"One Direction" zë vendin e "The Beatles"

Grupi “One Direction”, edhe pse i ndarë prej kohësh, sapo u barazua me “The Beatles” si grupi i vetëm me tre anëtarë që kanë arritur të performojnë si solistë n...

19:59

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI