Flash

Prishjet në Himarë, reagon opozita greke: Qeveria shqiptare të ndalojë aksionin

Lapsi.al 31 October 2017
Prishjet në Himarë, reagon opozita greke: Qeveria shqiptare të

Opozita greke kërkon nga qeveria shqiptare që të ndalojë menjëherë prishjen e ndërtesave në Himarë.

Në një deklaratë për shtyp të firmosur nga partia Demokracia e Re, si dhe shefi i departamentit të punëve të jashtë Jorgos Kumutsakos, i bëhet thirrje Tiranës zyrtare që “të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Një kërkesë i është drejtuar dhe qeverisë së Tsipras, ku i kërkohet që të reagojë menjëherë për mbrojtjen e minoritetit grek në Himarë. Opozita greke i sugjeron Athinës zyrtare që të nisë menjëherë bisedimet mbi Himarën, përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Këtë të martë Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit ka zbarkuar në Himarë së bashku me qindra efektivë policie për të bërë të mundur prishjen e disa banesave që shkatërrohen në kuadër të rehabilitimit të qendrës së Himarës. Prishja e objekteve kundërshtohet nga minirotarët grekë që janë pronarë të tyre. Kjo e martë ka qenë dhe një ditë proteste në Himarë, madje njëri nga protestuesit ka tentuar ti vërë flakën një autoboti me gaz.

Këto objekte janë bërë dhe herë të tjera objekt përplasjesh e tensionesh mes qeverive të Shqipërisë e Greqisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI