Flash

Nishani ngre dyshime: Visho Ajazi duhet të ketë pasur arsye të forta që dha dorëheqjen

Lapsi.al 31 October 2017
Nishani ngre dyshime: Visho Ajazi duhet të ketë pasur arsye të

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka mbetur i befasuar dhe i keqardhur nga dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, duke mos mohuar që presioni politik ta ketë shtyrë atë.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani, flet për marrëdhënien institucionale që kishte me Visho Ajazin, njeriun, të cilin në vitin 2012, me propozim të ish-kryeministrit Berisha, e dekretoi në krye të SHISH.

“Nuk kam asnjë informacion se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika. Mund t’ju them se kam mbetur i befasuar dhe shumë i keqardhur nga kjo situatë e krijuar në njërin prej institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe shumë specifike, për më tepër, në situatën aktuale që lidhet me sigurinë nga kërcënimet, qoftë me terrorizmin, qoftë me krimin e organizuar. Kam patur dhe ruaj një eksperiencë të shkëlqyer nga bashkëpunimi me të dhe e vlerësoj për profesionalitetin, maturinë dhe gjakftohtësinë, me të cilën ka menaxhuar punën dhe sfidat. Me siguri që dorëheqja ka arsye shumë të forta, për një natyrë si ajo që kam njohur unë tek z. Ajazi”, u shpreh Nishani.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI