Flash

Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Tuz të Malit të Zi

Lapsi.al 31 October 2017
Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare

Ministria jonë e Jashtme ka përshëndetur marrëveshjen e aktorëve politikë e shoqëror shqiptarë në Tuz të Malit të Zi për të konkuruar të bashkuar në zgjedhjet lokale. Këtë qëndrim ministria e ka bërë publik përmes një deklarate të lëshuar për mediat.

Ministria vlerëson përpjekjet e partive shqiptare në mbrojtje dhe përfaqësim të interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit të zgjedhjeve për në këshillin komunal të komunës së Tuzit, që mbahen me 26 nëntor 2017.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politike e shoqërorë shqiptarë në Malin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës. Ajo konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për të maksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë për të realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshmeritë dhe kërkesat e popullsisë shqiptare për mirëqeverisje, progres dhe begati.” – shkruhet në deklaratë.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI