Flash

Meta rrëzon opozitën për Visho Ajazin: Nuk e shkarkoi Rama!

Lapsi.al 31 October 2017
Meta rrëzon opozitën për Visho Ajazin: Nuk e shkarkoi Rama!

Visho Ajazi Lika mori garanci nga presidenti që mund të qëndronte në postin e shefit të SHISH.

Në një intervistë për Çim Pekën, Ilir Meta tha se një javë më parë takoi Visho Ajazin, duke i dhënë të gjithë përkrahjen për vazhdimësinë në detyrë.

“Më konkretish mund tju them se një javë më parë e sigurova z.Ajazi që ai do të kishte përkrahjen time të plotë si President i Republikës për të vazhduar detyrën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe natyrshëm në përmbushje të detyrave të tjera. Ai më ka falenderuar për besimin. Kjo ishte thjesht për të konfirmuar vazhdimësinë duke pasur në konsideratë edhe komentet e ndryshme mediatike. E kam siguruar se kur të kisha mundësi do e bëja publik qëndrimin tim, jo thjesht për z.Ajazi por për Shërbimin Informativ në terren” u shpreh Meta.

Pyetjes direkte, nëse do ta kishte firmosur shkarkimin e Visho Ajazit, Meta tha se kjo kërkesë nuk i erdhi nga Rama. I vetmi kontakt me kryeministrin tha Meta ishte kur ai i la mbi tryezë dorëheqjen e Visho Ajazit.

Me këto deklarata, presidenti lë të kuptohet se nuk pati asnjë koordinim mes tij dhe Edi Ramës dhe për më tepër, që largimi i Visho Ajazi Likës erdhi me vullnetin e tij të lirë.

Lulzim Basha deklaroi dje se dorëheqja e Visho Ajazi Likës, ishte pasojë e presionit politik pas zbulimit të dosjes Habilaj.

“Një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik” tha Basha.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI