Flash

Mashtronin qytetarët me viza punësimi, Prokuroria e Tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë

Lapsi.al 31 October 2017
Mashtronin qytetarët me viza punësimi, Prokuroria e Tiranës

Plot 18 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Lule Makashi dhe vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit në Kanada. Në bashkëpunim ato kanë mashtruar 360 shqiptarë të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.

Nënë e bijë u arrestuan nga policia pak kohë më parë në Rinas, sapo zbritën nga avioni nisur nga Kanadaja, fill pas shpalljes së tyre në kërkim për mashtrimin e dhjetëra qytetarëve për punësim në Kanada e Angli.

Ka qenë denoncimi i 27 personave në qytete të ndryshme ai që zbuloi skemën e tyre të mashtrimit. Dyshja nënë e bijë u premtonin personave të ndryshëm viza punësimi dhe studime në vende si Kanada, Angli dhe Australi.

Për këtë shërbim ato u merrnin shumën e parave të cilën, të interesuarit duhet ta derdhnin në një llogari bankare, por ndërkohë nuk kanë dhënë asnjë vizë për ta, gjë e cila ka bërë që këta persona të kërkojnë kthimin e parave dhe denoncimin në polici.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI