Flash

Martesat me detyrim në Zvicër, dominojnë shqiptarët dhe turqit

Lapsi.al 31 October 2017
Martesat me detyrim në Zvicër, dominojnë shqiptarët dhe

Martesat e detyruara po bëhen një fenomen shumë shqetësues në Zvicër dhe për këtë qeveria vendase do të marrë masa duke forcuar ligjin.

Në një raport të publikuar së fundmi numërohen 900 martesa të detyruara për periudhën 2015 – 2017, edhe pse Zvicra i ka ndaluar martesat me detyrim që nga viti 2013.

Martesa të detyruara kryesisht bëjnë familjet me origjinë nga Turqia, Maqedonia apo Kosova, por nuk mungon as Shqipëria.

Më së shumti ato që bëhen pjesë e martesave me detyrim janë femra nën moshën 18 vjeç.

Në vitin 2012, parlamenti zviceran miratoi një sërë masash që hynë në fuqi në vitin 2013, duke rritur dënimet me burg maksimumi 5 vjet për njerëzit që shpallen fajtorë për detyrimin e të tjerëve për t’u martuar.

Në raportin e ri, qeveria thotë se lufta kundër martesave të detyruara kërkon angazhimin afatgjatë të autoriteteve federale. Ajo do të mbështesë krijimin e një qendre kombëtare për periudhën 2018-2021 për të mbikëqyrur të gjitha rastet.

Të këshilluara

"One Direction" zë vendin e "The Beatles"

Grupi “One Direction”, edhe pse i ndarë prej kohësh, sapo u barazua me “The Beatles” si grupi i vetëm me tre anëtarë që kanë arritur të performojnë si solistë n...

19:59

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI