Flash

Ish-eurodeputetja paralajmëron Kosovën: Pranoni demarkacionin, ndryshe rruga drejt vizave mund t'ju mbyllet

Lapsi.al 31 October 2017
Ish-eurodeputetja paralajmëron Kosovën: Pranoni demarkacionin, ndryshe

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk njeh marrëveshje të re për demarkacionin, ndërsa ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi që të mos e quajë mashtruese BE-në, për një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar vetë.

Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza.

“Do të doja t’i bëja thirrje secilit tani në Kuvendin e Kosovës që të ecë përpara dhe ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. E di që kryeministri i ri e ka emëruar një komision të ri, por tash topin e ka Kuvendi i Kosovës”.

“Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm”.

“Ky është kusht për liberalizimin e vizave dhe Kosova ka pasur kufij të qartë me Shqipërinë e Maqedoninë, por jo me Serbinë dhe Malin e Zi”.

“Me Presidentin isha shumë e sinqertë sepse ai ka ngritur zërin, ku ka thënë se BE-ja i ka vënë në kurth me marrëveshjen. Unë i thashë që ju zoti Thaçi ishit ministër i Punëve të Jashtme, kur e nënshkruat atë, dhe i kam thënë se kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Kosova e ka ditur nga 2013, kurse fajësim i BE-së, është në kundërshtim të plotë, ai nuk ka të drejtë”.

“Ramush Haradinaj tani po përpiqet të gjejë rrugëdalje, por në BE e kemi të qartë marrëveshjen e cila është nënshkruar. Mali i Zi e ka ratifikuar tashmë”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI