Flash

Përplasje në Athinë për çështjen e Himarës

Lapsi.al 31 October 2017
Përplasje në Athinë për çështjen e Himarës

Qëndrim më të zbutur për prishjen e disa objekteve në Himarë gjatë ditës së sotme nuk ka mbajtur vetëm zëdhënësi i qeverisë greke, por edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias.

Në një komunikim me gazetarët në përfundim të një konference, ai ka thënë se Greqia nuk mund të ndalojë urbanizimin e një vendi të tretë, por kërkoi që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.

“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Mirëpo ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet. Muajt e fundit u munduam që të vonohet çdo plan urbanizimi i autoriteteve shqiptare, me qëllim që t’u jepeshin banorëve titujt e pronësisë. Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë.

Më tej kreu i diplomacisë helene veçoi prishjen e një pike karburanti në Himarë, për të cilën tha ai, zv.kryeministri dhe ministri i Energjisë premtuan se do t’i jepnin leje për të ndërtuar në një vend tjetër. Insistojmë që ky premtim të realizohet tha Kotzias.

Më të ashpër në reagime kanë qenë partitë e opozitës greke, sidomos Demokracia e Re, e cila i kërkoi qeverisë shiqptare të ndërpresë menjëherë punime në Himarë dhe të mos dhunojë minoritetin.

Në një deklaratë për shtyp të firmosur nga partia Demokracia e Re, si dhe shefi i departamentit të punëve të jashtë Jorgos Kumutsakos, i bëhet thirrje Tiranës zyrtare që “të ndërpresë menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Një kërkesë i është drejtuar dhe qeverisë së Tsipras, ku i kërkohet që të reagojë menjëherë për mbrojtjen e minoritetit grek në Himarë.

Opozita greke i sugjeron Athinës zyrtare që të nisë menjëherë bisedimet mbi Himarën, përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por në dallim nga deklaratat e tjera të qeverisë greke për ndërtimet në Himarë, deklaratat e sotme të zëdhënësit të qeverisë, Dimitris Tzanakopulos dhe më pas ato të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, të lënë të kuptosh se pala greke është tërhequr nga kjo cështje, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të planit që qeveria 'Rama' ka për këtë zonë. 

Mbetet për t'u parë nëse kjo tërheqje e palës greke është për shkak të qëndrimit të palëkundur të qeverisë shqiptare lidhur me objektet në Himarë, apo ndoshta vjen për ndonjë koncesion të mundshëm që Rama i ka dhënë Athinës zyrtare në këmbim të heshtjes. 

Aksioni për prishjen e ndërtimeve nisi herët në mëngjes, me mbështetjen e dhe të forcave të FNSH-së. Banorët të cilëve u prisheshin ndërtime të tilla protestuan vazhdimisht, por nuk u lejuan nga policia që të afroheshin për të penguar fadromat e IKMT-së.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Dosja e radhës/ Qeveria Rama në ankth

Dosja Tahiri - Habilaj po e mban në ankth qeverinë Rama. Dhe jo vetëm ajo. Kryeministri nuk po e fsheh dot shqetësimin, jo për çfarë iu desh të përballet, por p...

16:41

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI