Flash

Brenda Shtëpisë së Bardhë në festën e Halloween (Foto)

Lapsi.al 31 October 2017
Brenda Shtëpisë së Bardhë në festën e Halloween

Halloween nuk mund të mos zbarkonte edhe në Shtëpinë e Bardhë. Në një pritje të presidentit Donald Trump dhe zonjës së parë Melania, fëmijë, familje ushtarësh, dhe grupe të tjera rinore, mbushën Shtëpinë e Bardhë me maskat dhe kostumet e festes.

Fillimisht, çifti presidencial shpërndau ëmbëlsira hallouini dhe pozoi për foto me fëmijët.

Një T-rex i madh dhe një skelet që mbante mbi kokë kapelën me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ishin dy kostumet më të spikatura. Shtëpia e Bardhë ndërkohë ishte mbushur me rrjeta merimangash, lakuriqë nate dhe merimanga të mëdha të zeza që vareshin nga kollonat. Një tapet portokalli zëvendësoi atë të kuq dhe kunguj dekorativë zbukuronin hyrjen.

Sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabe Sanders ishte e pranishme në pritje, bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët. Jeff Sessions po ashtu nuk mungonte. Ndërkohë që dukshëm, Hallouini, nuk mundi t’i kthente vetë presidentit Trump qetësinë, pas një dite të mbushur me zhvillime që testuan limitet e vetëpërmbajtjes së tij.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI