Flash

“Ushtari i Gazidedes”, Si e goditën socialistët Visho Ajazin

Lapsi.al 30 October 2017
“Ushtari i Gazidedes”, Si e goditën socialistët Visho

Tek Visho Ajazi Lika, socialistët panë gjithnjë një vegël të Sali Berishës. Që kur u emërua në krye të shërbimit informativ, propaganda e PS e përshkroi si shikasin e shkollës së vjetër në shërbim të Berishës.

“Ushtari i Gazidedes”

Duke risjellë në kujtesë keqpërdorimin që iu bë shërbimit sekret pas viteve 90, Rama forconte idenë se metodat e Berishës ishin të njëjtat.

“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se është vetë Sali Berisha me dorën e tij që e ka kthyer bashkëpunëtorin e Gazidedes në Tiranë, për ta përdorur si ushtar”, u shprehën socialistët në një deklaratë. Në të njëjtën linjë ishte edhe debati i disa viteve më vonë, kur Visho Ajazi Lika u akuzua se kishte rikthyer në SHISH, oficerë të vjetër që kishin shërbyer në administratën e Gazidedes.

Marrëdhënia me ambasadën e SHBA

Pika tjetër ku u sulmua emërimi i Visho Ajazi Likës ishte marrëdhënia me amerikanët. Hapja e debatit për dyshtetësinë, shqiptare dhe kanadeze u pa si një moment i dyshimtë për informacionet sekrete që do të kishte në dorë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Reagimi i ambasadës amerikane i amplifikoi akuzat e socialistëve.

Pas emërimit të Visho Ajazit në krye të SHISH, Zëri i Amerikës raportoi se burime të nivelit të lartë brenda ambasadës u shprehën se u njoftuan nga mediat, duke theksuar se “koha dhe arsyet përbëjnë pikëpyetje”.

Rama u shpreh atëherë se është “fakt i njohur botërisht se kreu i shërbimit sekret shqiptar nuk mund të emërohet pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik”.

SHISH dhe Qytetari dixhital

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, largimi i Visho Ajazi Likës ishte i pamundur për Ramën. Jo vetëm prej marrëdhënies së konsoliduar të SHISH me ambasadën amerikane, por edhe për shkak të aleancës me LSI. Ilir Meta kishte emëruar në kryesinë e partisë së tij, Bahri Shaqirin, që mbetej përherë një kandidat potencial, në çfarëdo rrethane.

Paranoja e socialistëve se Visho Ajazi Lika mbetej gjithnjë në shërbim të Berishës u reflektuan tek i famshmi “Qytetari dixhital”.

“Unë besoj se, materialet që përgatit SHISH ndahet në më tepër degëzime sesa degëzimet ligjore që ka për detyrë ai, krahas institucioneve ligjore, pra Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, ka edhe një degëzim tjetër të rrjedhjes së informacioneve, për tek ish shefi i tij”, do të shprehej një deputet i PS-së, Arben Çuko. Deklaratat e Berishës se “lajmet e tij ishin gjithnjë të konfirmuara” vetëm sa i shtonin dyshimet.

Me përhapjen e kanabizimit, SHISH pati materiale të bollshme. I pafuqishëm përballë implikimit të policisë në biznesin e kanabisit, informatorët e SHISH gjetën bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda. Goditja e fundit ishte kundër Habilajve, banda e dyshuar për lidhje direkte me qeverinë. Nga informacionet e SHISH u zbuluan tonelatat me hashash në Babicë. Policia u mbajt e painformuar për një vit. © Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI