Flash

Teknika e re kirurgjikale në Spitalin Amerikan, një sukses europian

Lapsi.al 30 October 2017
Teknika e re kirurgjikale në Spitalin Amerikan, një sukses europian

Kur aparaturat mjekësore, sallat e operacionit dhe të gjitha kushtet e tjera spitalore, janë avangardë, puna e një kirurgu me eksperiencë bëhet më e lehtë dhe konkludon me suksesin e radhës. Ky sukses në vijim do të thotë më shumë jetë të shpëtuara pacientësh dhe trajtim mjekësor që mundëson jetëgjatësi, më pak dhimbje gjatë një operacioni dhe rekuperim shumë më të shpejtë të të sëmurit.

Teknika më e re e përdorur në Spitalin Amerikan, dëshmon se kombinimi mes teknologjisë dhe stafit të zgjedhur bën të mundur që mjekësia në Shqipëri të ecë përpara. Kjo është e vetmja rrugë, çka e bën Spitalin Amerikan të jetë krenar që në cilësi, renditet përkrah qëndrave më të njohura të ekselencës spitalore në Europë.

Teknika më e re për heqjen e një mase tumorale me laparaskopi, e realizuar në këtë spital nga Mjeku i njohur Arben Beqiri,është një arritje e madhe në kiurgjinë laparaskopike. Pas kryerjes së kësaj ndërhyrje, rasti është referuar si një sukses në Konferencën e 25-të të Kirurgjisë.

Bëhet fjalë për një ndërhyrje mjaft komplekse që i hap rrugën dhjetra të tjerave në raste tumoresh të vështira për t'u trajtuar me kirurgjinë tradicionale. Kjo teknikë që vjen për herë të parë në Shqipëri, kryhet prej disa vitesh në spitalet Europiane, çka ka bërë që rastet e tumoreve për shkak të saj të ecin mjaft mirë në vijim. Me anë të kësaj teknike trajtohet gjithashtu edhe një gamë e gjerë sëmundjesh të tjera.

“Është një teknikë e avancuar dhe mjaft komplekse, e cila realizohet për herë të parë në vendin tonë. Kjo teknikë konsiston në ndërhyrjen, ku nëpërmjet kamerave bëhen të mundura 4 prerje të vogla, gjysëm centimetër dhe 1 centimetër për heqjen e një tumori të zorrës së trashë. Nëse do ishte përdorur kirurgjia tradicionale pacienti do të kishte një prerje rreth 20 centimetra”, sqaron Dr. Arben Beqiri, kirurgu i njohur që ka realizuar këtë operacion. Ai shton se diferenca në këtë teknikë është se pacienti lë spitalin brenda 4 ditëve.

“Nëse do kryehej ndërhyrja kirurgjikale pa laparaskopi, do të kishim një invalidizim të personit për të paktën 10 ditë. Rekuperimi do të ishte shumë i vështirë, ndërsa kjo metodë mikroinvazive bën të mundur që përmirësimi i pacientit të jetë spektakolar pas operacionit”, shprehet mjeku Arben Beqiri. Ai thekson se pajisjet mjekësore, teknologjia dhe sallat operatore janë tepër të rëndësishme për të realizuar këtë ndërhyrje.

"Pajisjet dhe teknologjia janë thelbësore, ose 50% e punës në këtë rast, pavarësisht eksperiencës dhe aftësisë së mjekut, pa to do të ishte e pamundur kryerja e saj”, sqaron kirurgu Arben Beqiri. Spitali Amerikan, me 3 filialet e tij, disponon aparaturat mjekësore më moderne, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera më të zhvilluara.

https://www.youtube.com/watch?feature=share&v=zmIJMKBSSE4&app=desktop

 

Të këshilluara

Një risi e re në Twitter

Më në fund një risi nga Twitter për të gjithë përdoruesit e këtij burimi informacioni. Ndërkohë që Facebook dhe Instagram kanë pak kohë që e kanë këtë opsion...

16:32

Disa fakte interesante rreth Halloween-it

Edhe pak ditë na ndajnë nga festa e Halloween-i, një festë sa vjen dhe po bëhet me globale. Janë të shumtë dhe personat në Shqipëri dalin dhe e festoni. Por ...

12:11

Efekti i birrës në zhvillimin e trurit

Mjekësia e ka vërtetuar se konsumimi i alkoolit është një nga shkaktarët e shumë problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen në organizëm. Një studim nga U...

13:39

Kërpudhat magjike kundër depresionit

Një zbulim i ri nga studiuesit e Imperial College London ka arritur në përfundimin se konsumimi i Kërpudhave magjike ndihmojnë pacientët me depresion që të rigj...

16:03

Dëmet e shkaktuara nga seksi anal

Seksi anal është i zakontë mes çifteve heteroseksualë dhe homoseksualë, por nëse keni një jetë normale evitojeni. Një studim shumë i rëndësishëm ës...

18:46

Si të zhdukim rrathët e zinj poshtë syve

Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë edhe fytyrën më të bukur të duket e lodhur dhe jo tërheqëse. Ky është një problem që në shumicën e rasteve haset te femrat...

14:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI