Flash

Rama nuk i ndahet Akademisë së Shkencave: Ska para për rroga të shpenzuara kot

Lapsi.al 30 October 2017
Rama nuk i ndahet Akademisë së Shkencave: Ska para për rroga

Duket se kryeministri Edi Rama është i vendosur në atë çka tha për akademinë e shkencave. Ai ka thënë sot fjalën e fundit për Akademinë e Shkencave gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë e krahasoi Akademinë me një “nëndetëse të kalbur që rri në rërë” dhe premtoi se nuk do të shpenzohet më për rroga që merren kot, por se do të investohet për një bibliotekë shkencore ku mund të bëhen kërkime shkencore si dhe të mësohet gjuha angleze falas për të gjithë studentët.

Qendra e studimeve albonologjike do vazhdojnë të mbështeten. Akademia sovjetike e Shkencave duhet të hyjë në një proces refome jo të diktuar nga shteti. Por paratë e shpenzuar kot për të tundur flamurin sovjetik, edhe 27 vite pas rënies së komunimzmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në universitet. Mbas 27 vitesh do të ketë biblioteka shkencore në universitete duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollarë, regjistrimin e universiteteve në të gjithë rrjetin e botimeve për materialet shkencore të aksesueshëm nga çdo student, po ashtu edhe kurse anglishte falas në biblioteka për të mësuar gjuhën e huaj. Këto dy gjëra me të cilat financimi është i mundur duke shpenzuar rroga të kota, e kalojmë fondin nga financimi i qëndrimit në këmbë kot të një akademie. Duhet të mbështesim këdo që bën kërkime shkencore, dhe jo një nëndetëse që kalbet në rërë,” - tha Kryeministri.

Më herët kryeministri para zhvillimit të zgjedhjeve në Akademi në mbledhjen e qeverisë mbajtur ditën e premten vendosi t’i heqë fondin insitucionit.

Në fakt në projekbuxhetin e 2018, qeveria parashikoi një fond prej 110.5 milionë lekë, por hoqi dorë nga ky buxhet duke ia transferuar Ministrisë së Arsimit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI