Flash

Rama mbledh të mërkurën drejtorët e ujësjellësave. A do t'u kërkojë dorëheqjen?

Lapsi.al 30 October 2017
Rama mbledh të mërkurën drejtorët e ujësjellësave.

Ditën e mërkurë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellësit në Shqipëri.

Pritet që ai të lançojë atë që e quan ‘Reforma e ujit’. Sot gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2018, kryeministri ka paralajmëruar se në fillim të vitit tjetër nuk do të ketë më lidhje të paligjshme të ujit dhe se të gjithë do të pajisen me sahatë

“Qytetarëve që vjedhin ujin e pijshëm, që nuk kanë sahatë, që kanë lidhje të paligjshme, u jepet afat deri në fillim të vitit të ardhshëm të kryejnë pagesat sipas ligjit, të pajisen me sahatë, me kontrata me Ujësjellësit, “të heqin zorrët” nga dyqanet… “, u shpreh Rama.

Nuk dihet ende nëse Kryeministri do t’u kërkojë drejtorëve të ndërmarrjeve të ujësjellësave që të japin dorëheqjen, njësoj siç veproi me drejtorët  e hipotekave dhe më pas drejtorët e Spitaleve.

Në rastin e ndërmarrje të ujësjellësit situata është disi më e ndërlikuar sepse këto ndërmarrje varen prej bashkive.

Por Rama mund të ushtojë presion mbi kryebashkiakët, sidomos ato që janë të PS-së, për t’i larguar drejtorët e ujësjellësave.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI