Flash

Përgjimet/ Pas vitit 2015 Habilajt nuk e përmendën më Tahirin

Lapsi.al 30 October 2017
Përgjimet/ Pas vitit 2015 Habilajt nuk e përmendën më

Pas mbërritjes nga Italia të dosjes me 1800 faqe përgjime për grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, rezulton se nga viti 2015 nuk përmendet më emri i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë bisedave mes anëtarëve të bandës.

Periudha e para dy viteve përkon me kohën e publikimit të lajmit se, automjeti në pronësi të Saimir Tahirit, Audi A8 ishte shitur tek familjarët e Moisi Habilaj, duke mos i ndërruar pronësinë. ABC News ka mësuar se autoritetet Italiane do të vazhdojnë hetimet per aktivitetin e grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Por gjithashtu, në vëmendje do të jetë edhe implikimi i personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, pa përjashtuar këtu edhe ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, duke ngritur ndaj tij edhe dy akuza trafik narkotikësh e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe e dyta, korrupsioni pasiv i funksionarëve shtetërorë.

Nga ana tjetër, “Dosja Habilaj” vijon të jetë në proces nga pala Italiane, ku priten edhe surpriza. Burime konfidenciale bëjnë me dije se autoritetet përtej Adriatikut pretendojnë se mes të arrestuarve si pjesëtarë të grupit mund të ketë edhe persona që do të fitojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, apo siç njihet ndryshe, të penduar. Hetimi për anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Habilaj ka nisur që prej 2013.

Të këshilluara

Miqësia Bieber-Selena shqetëson The Wekeend

Ndërkohë që shumë lajme kanë raportuar se The Weeknd, i cili ndodhet momentalisht në turne, nuk është i shqetësuar aspak që e dashura e tij dhe Bieber kanë nisu...

19:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI