Flash

Pas energjisë elektrike, Rama paralajmëron një tjetër aksion kombëtar: Kush vjedh ujin do ta pësojë

Lapsi.al 30 October 2017
Pas energjisë elektrike, Rama paralajmëron një tjetër aksion

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni kombëtar, rrënjësor siç tha ai, siç ishte ai për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas të parit të qeverisë, do të nisë së shpejti prerja masive e lidhjeve të paligjshme të ujit dhe për këtë po hartohet një reformë e posaçme.

“Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj,por si energjia ai nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranueshme financiare. Sot ne kemi një shembull për tu marrë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin”, - tha Rama.

Ndërsa tha që aksioni për ujin do jetë i ngjajshëm me atë të energjisë, ai tha se do t’i japet kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujin.

“Do t’i japim kohë të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vidhet”, - deklaroi Rama ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI