Flash

Luan Rama për radarët: Propozova seanca dëgjimore me Çakon, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë

Lapsi.al 30 October 2017
Luan Rama për radarët: Propozova seanca dëgjimore me

Luan Rama e ka quajtur të pavlerë qëndrimin e tij në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama,Në dalje të godinës së Kryesisë së Kuvendit, Rama tha se kjo është një çështje që prek sigurinë kombëtare, dhe prandaj propozoi një cikël seancash dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë.

Por kjo kërkesë e zv/kryetarit të LSI-së është kundërshtuar nga kryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj.

“Propozova në rend dite, cikël seancash dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit, meqë është i pari që e ka denoncuar këtë problem, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë. Për rëndësinë që merr si çështje për sigurinë kombëtare në monitorimin e hapësirës detare. Qëndrimi kundër propozimit tim dëshmon papërgjeshmërinë, mungesë vullneti nga ana e shumicës, por ka nga ata që janë të interesuar të kontrolli civil mbi forcat e armatosura. Kur ka mungesë angazhimi për të garantuar transparencën dhe në kushtet kur mungesa e vullnetit të shumicës është bërë evidente të qëndroje në atë komision ishte e pavlefshme. LSI e vendosur në çdo hap të angazhimit për të zbardhur të vërtetën e mosfunksionimit të radarëve që janë fikur apo që janë komanduar nga grupet e trafikantëve të drogës,” - tha Luan Rama.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI