Flash

“Komplot kundër SHBA-së”, nis hetimi për ish-drejtuesin e fushatës së Trump

Lapsi.al 30 October 2017
“Komplot kundër SHBA-së”, nis hetimi për

Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, do të përballet me 12 akuza, mes të cilave dhe për komplot kundër SHBA-së, pastrim parash, deklarata të rreme dhe mosdeklarim të llogarive jashtë vendit.

Lajmin e konfirmoi prokurori special që drejton hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

“Manafort, i cili mbërriti sot në zyrën e FBI në Uashington, pritet të dalë para drejtësisë” - theksoi zëdhënësi i prokurorit special, Robert Mueller.

Paul Manafort u njoftua ditën e sotme se i duhet të paraqitet para drejtësisë në kuadër të hetimit për çështjen ruse.

“Ky urdhër përfshin gjithashtu Rick Gates, partner i Paul Manafort. Dy personat dyshohen se janë paguar nga Evropa Lindore”, shkruan New York Times.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI