Flash

Inaugurohet godina e Vetingut, të parët hyjnë Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Lapsi.al 30 October 2017
Inaugurohet godina e Vetingut, të parët hyjnë Donald Lu dhe

Asnjë politikan nuk ka qenë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të godinës së re të Vetingut. Dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin ishin të parët që ngjitën shkallët e godinës pas ceremonisë. “Sot është një ditë shprese” u shpreh Donald Lu në dalje të godinës së Vetingut, ndërsa Romana Vlahutin tha se ishte shumë e gëzuar që sot niste punën Vetingu.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së inaugurimit, Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve.

“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI