Flash

Edi Rama ofertë Nora Malajt për të braktisur LSI-në

Lapsi.al 30 October 2017
Edi Rama ofertë Nora Malajt për të braktisur LSI-në

Deputeten e LSI-së me Edi Ramën e lidh një njohje e vjetër, që nga fëmijëria. Nora Malaj e ka treguar këtë detaj gjatë një bisede në Oraneës, ku ka shtuar se kishte marrë një propozim nga kryeministri Edi Rama për të braktisur LSI-në dhe për t’iu bashkuar grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Rama më ka propozuar të shkoj tek partia e tij, por nuk kam pranuar”, ka thënë ajo duke konfirmuar se i ka rezistuar kësaj oferte.

Gjithashtu Malaj ka zbuluar, se Edi Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë, por ka qenë edhe një kundërshtare e flaktë e disa prej vendimeve të tij.

“Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen, por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje, kam qenë kundërshtare e flaktë e tij”, rrëfeu ajo lidhjen speciale me kryeministrin.

Nora Malaj qëndroi për 8 vjet si zv.ministre. Ajo ishte zv.ministre e Arsimit edhe kur kaloi reforma për arsimin e lartë, një prej projekteve më të sulmuara nga Monika Kryemadhi.

Kur Monika Kryemadhi u pyet për Nora Malajn si përfaqësuese e LSI-së për reformën në arsim, ajo e zhvlerësoi duke e konsideruar një nëpunëse të thjeshtë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI