Flash

Dëshmia e shpikësit danez: Nuk e vrava gazetaren, i preva vetëm gjymtyrët dhe e …

Lapsi.al 30 October 2017
Dëshmia e shpikësit danez: Nuk e vrava gazetaren, i preva vetëm

Shpikësi danez, Peter Madsen pranoi që ka prerë gjymtyrët e gazetares suedeze Kim Wall, por mohon që t’a ketë vrarë ai.

Trupi i gazetares Kim Wall, e cila ishte parë për herë të fundit të futej në nëndetsen e Madsenit për të shkruar një artikull, u gjet duke pluskuar mbi ujë pa kokë në gusht të këtij viti. Më pas, polumbarët gjetën disa qese që brenda kishin kokën, këmbët dhe disa rroba. Ato ishin mbushur me disa pjesë metalike që të peshonin më shumë.

Policia daneze njoftoi se Peter Madsen ka pranuar që hodhi pjesët e trupit të saj në det, shkruan tvklan. Shpikësi iu tha autoriteteve se ajo kishte vdekur në Gusht nga helmimi prej monoksidit të oksigjenit, kur ishte brenda nëndetëses që kishte shpikur vetë.

(Peter Madsen në nëndetësen që kishtë shpikur) 

Nga ekzaminimet mjekësore u zbulua se kishte plagë në zonën gjenitale dhe brinjë, të cilat mendohet se janë shkaktuar rreth ose pak pas vdekjes së saj.

Fillimisht, Madsen tha se e kishte lënë gazetaren në Kopenhagen shëndoshë e mirë, por më vonë e ndryshoi deklaratën duke thënë se ajo vdiq në një aksident pasi kishte goditur kokën në një kapanxhë dhe ai e kishte ‘varrosur në det’. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI