Flash

Basha pas dorëheqjes së kreut të SHISH: Rama po bën presion politik për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit

Lapsi.al 30 October 2017
Basha pas dorëheqjes së kreut të SHISH: Rama po bën presion

Pas lajmit për dorëheqjen e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika, ka reaguar ekryetari i PD-së Lulzim Basha.  Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se fshihet pas këtij vendimi që ka marrë Visho Ajazi, pasi sipas tij ‘ai ishte halë në sytë e Edi Ramës’. Basha nuk nguroi ta quante këtë vendim një presion politik. Basha ha se Rama po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit.

“Edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të SHISH. Nuk kam informacione konkrete, por një gjë është e sigurt që një SHISH që harton informacione për përfshirjen të policisë, krerëve të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës, siç ka bërë SHISH në këto dy vite, është halë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të kem konkluzione tjetër, përveçse presion politik. Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit. Por kjo nuk do mbyllet me kaq, pasi Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Bota perëndimore nuk do e lërë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Evropës të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar nga bandat që lidhen me kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm që kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të dalin në dritë.”, - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI