Flash

Analiza për humbjen/ Zbardhen replikat Bylykbashi-Teliti në mbledhjen me dyer të mbyllura

Lapsi.al 30 October 2017
Analiza për humbjen/ Zbardhen replikat Bylykbashi-Teliti në mbledhjen

Mbledhja e Grupit të punës së Partisë Demokratike për degën e Durrësit e kësaj të hëne solli në vëmendje debatet e brendshme që pasuan humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të partisë. Burime të lapsi.al nga mbledhja thanë se ishte deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi që ka kërkuar një analizë të thellë për humbjen dhe për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet brenda partisë. Bylykbashki ka kërkuar që pjesë e analizës të jenë të gjithë ata që ishin pjesë e shtabeve dhe ata që votuan në garën për kryetar të PD-së.

“Duhet që në analizë të thirren të gjithë ata që morën pjesë në shtabet e fushatës. Të thirren të gjithë ata që morën pjesë në komisionet zgjedhore dhe të gjithë ata që votuan në votimin për kryetar te PD-së se këta janë pjesa aktive e PD-së” – mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

Sipas burimeve të lapsi.al i vetmi që ka reaguar ka qenë Armand Teliti, ish-kryetar i degës së Durrësit. Sipas Telitit, Bylykbashi bën një ndarje të padrejtë kur quan anëtarë vetëm ata që votuan për kryetarin e PD-së.

Bylykbashi i është kundërpërgjigjur duke sqaruar se kishte të thënë të kundërtën e asaj që ai pretendonte.

“Armand, unë thashë të kundërtën. Duhet të thirren të gjithë këta sepse jo të gjithë ata që ishin nëpër shtabe morën pjesë në komisione në zgjedhje. Se jo të gjithë ata që ishin në komisione erdhën e votuan për kryetar të PD-së dhe jo të gjithë ata që votuan për kryetar të PD-së morën pjesë në shtabe e komisione. Pra, të tre këto bashkësi janë më të mëdha se njëra e vetme” – e ka mbyllur Bylykbashi. Në mbledhje Bylykbashi dha dorëheqje si kryetar i komanduar i kësaj dege. Mandati ik tij kishte mbaruar bashkë me zgjedhjet. Armand Teliti ka qenë kryetar i PD-së së Durrësit. Ai kandidoi dhe humbi zgjedhjet lokale të 2007-ës përballë Vangjush Dakos, i cili vazhdon të jetë kryebashkiaku i Durrësit.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Miqësia Bieber-Selena shqetëson The Wekeend

Ndërkohë që shumë lajme kanë raportuar se The Weeknd, i cili ndodhet momentalisht në turne, nuk është i shqetësuar aspak që e dashura e tij dhe Bieber kanë nisu...

19:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI