Flash

21 fotografitë më të trishtueshme të shkrepura ndonjëherë anë e mbanë botës

Lapsi.al 30 October 2017
21 fotografitë më të trishtueshme të shkrepura

Më poshtë janë shfaqur 21 fotografi të cilat kanë prekur zemrat e të gjithë njerëzve anë e mbanë botës. Shkrepje të cilat kanë lënë pas histori të dhimbshme.

(1)

Kjo fotografi u zgjodh nga National Geographic  si "Piktura më e bukur e vitit 1987". Një imazh i shkrepur pas një operacioni zemre 23 orësh nga Dr.Zbigniew Religa.  Në të majtë të fotos shihet Dr. Religa’s i përgjumur pas kësaj ndërhyrje të gjatë e jo të lehtë. Ky operacion ishte i pari në vendin ku doktori jetonte e për fat të keq tashmë ai është ndarë nga jeta ndërsa zemra e pacientit ende rreh.

(2)

Djali në foto quhej Diego Frazão Torquato  i cili është duke luajtur violinë në funeralin e mësuesit të tij të preferuar, John Evandro da Silva, njeriu i cili i dha mundësinë për të shpëtuar nga varfëria. Diego vuante nga lekuemia dhe ndërroi jetë një vit pas shkrepjes së kësaj fotografie ndërkohë që ishte 12 vjeç.

(3)

Kjo fotografi është shkrepur pasi djali i ulur në tokë mësoi se vëllai ishte një vrasës.

(4)

Në 2009, një zjarr shkatërrimtar u përhap në Victoria, Australi ku vuri në rrezik jetën e Koalave. Kjo fotografi është shkrepur teksa një  zjarrfikës i vjen në ndihmë kësaj kafshe.

(5)

Një fëmijë duke u përpjekur të ngrijë  babain e tij alkolist.

(6)

Një pamje hipnotizuese e muzgut të Marsit.

(7)

Në vitin 2008 cikloni "Nargis" goditi jugun e Myanmar. 29-vjeçari Hhaing The Yu mbeti vetëm me memoriet e kësaj shtëpie. Ai shihet teksa mban një dorë në fytyrë pasi mbeti endacak, si miliona njerëz të tjerë. Më shumë se 100,000 njerëz mbetën të vdekur.

(8)

Një veteran i luftës së dytë botërore shihet të jetë përkulur pranë një tanku në të cilin kaloi të gjithë kohën gjatë kësaj lufte. Tashmë ky mjet qëndron si monument në një qytet të vogël të Rusisë.

(9)

Ky dorështrëngim qëndron në varret e një burri protestant dhe një gruaje katolike në Holland dhe daton që nga viti 1888.

(10)

Momente përpara betejës së Kursk, në vitin 1943, ku ushtarët Rus po përgatiten për luftë.

(11)

Kjo është një reklamë prekëse e dy prindërve të cilët tashmë janë në të 70-tat dhe akoma kërkojnë të gjejnë vajzen e tyre të humbur.

(12)

Kontrasti i tmerrshëm mes një dore të një djali të uritur dhe një misionari.

(13)

Kjo fotografi tregon një kontrast të mahnitshëm moshe mes një djali dhe babait të tij. (1949-2009)

(14)

Një mur brenda një dhome gazi në Auschwitz.

(15)

Këtu ndodhemi në Çeçenia, ku shihet një ushtar Rus duke i rënë një pianoje të abandonuar në 1944.

(16)

Gjatë kryengritjes në Kairo në vitin 2011, katolikët mbrojtën myslimanët në mes të lutjes.

(17)

Terri Gurrola teksa takon për herë të parë vajzën pas një shërbimi 7 mujor në Irak.

(18)

Një çift i përqafuar të cilët u gjetën në rrënojat e një fabrike të shembur.

(19)

Viti i ri në një komunitet cigan në St. Jacques, Perpignan, në jug ë Francës, ku është një gjë e zakonshme që djemtë e vegjël të tymosin. Ja ku shihet një 5-vjeçar cigan teksa pi cigare.

(20)

Kjo foto është quajtur "Më prit dhe mua ba", nga Claude P.Dettloff në New Westminister, Kanada në 1 Tetor 1940.

(21)

Forca e luleve kundrejt dhunës se armëve.

©LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI