Flash

Taulant Balla nxjerr bllof Edi Ramën me dokumentat për Dritan Zaganin

Lapsi.al 29 October 2017
Taulant Balla nxjerr bllof Edi Ramën me dokumentat për Dritan Zaganin

Një deklaratë e bërë nga kryeministri Edi Rama në emisionin Zonë e Lirë, të Arjan Çanit, ka ngjallur polemika mes PD e PS.

Kur u pyet për akuzat e Dritan Zaganit ndaj Saimir Tahirit, kryeministri Rama tha se Zagani u hodh në sulm pasi ishte dënuar.

Lulzim Basha deklaroi dje, një ditë pas intervistës së Ramës, se kryeministri gënjeu pasi “Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda”.

Taulant Balla replikoi sot. Por në përpjekje për t’i dalë në krah shefit të tij, ai e nxorri bllof.

Balla thotë se ishte Lulzim Basha ai që gënjeu, pasi Zagani ka qenë i dënuar.

Ai ka publikuar edhe një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Prokurorisë për Krime të Rënda.

"Dje Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar! Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulezim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë: Gënjeu!”, thotë Balla.

Por dokumenti që ai ka publikuar është një masë sigurie dhe jo dënim.

Më 2 maj 2014 Krimet e Rënda kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të gjykimit për masën “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Ai nuk është dënuar asnjëherë, pasi gjykata nuk ka dhënë vendim dënimi. Krimet e Rënda e deleguan çështjen e tij në Gjykatën e Fierit dhe Zagani u la në arrest shtëpie.

Për më tepër, dokumenti i Ballës nxjerr bllof edhe vetë Ramën, i cili e ka akuzuar publikisht Zaganin se është akuzuar për trafik droge dhe se u ka shitur informacion italianëve të Guardia di Finaza.

Por siç shihet në dokumenta, ai akuzohet për dy vepra të tjera që s'kanë lidhje me çfarë ka deklaruar kryeministri për të (shihni videon më poshtë). /Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x659aib

Të këshilluara

Sulmohet me granata një shtëpi në Berat

Mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në Urën Vajgurore, janë hedhur dy granata. Pronari i shtëpisë, shtetasi K.H. telefonoi policinë. Njëra prej granatave ...

11:02

Ndahet nga jeta papritur Adela e Big Brother

Një lajm tragjik është shpërndarë rrufeshëm mëngjesin e sotëm mes gazetarëve. Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adel...

10:29

Ngjela: Ramës i bënë presion për Tahirin

Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndihmuar Tahirin dhe se ky institucion është i korruptuar. “Avokat”...

20:44

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI