Flash

Gabimi i Ballës me dokumentin që nxorri bllof Ramën, reagon Partia Demokratike

Lapsi.al 29 October 2017
Gabimi i Ballës me dokumentin që nxorri bllof Ramën, reagon

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për shtyp kundërshtoi dokumentet e paraqitura sot nga Taulant Balla se ish-kreu i antidrogës, Dritan Zagani, personi që denoncoi i pari lidhjet e trafikantëve Habilaj me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, ishte dënuar.

“Masa e sigurisë nuk është vendim dënimi. Deri më sot s’ka asnjë vendim gjyqësor për arrestimin e Dritan Zaganit. Sot s’ka asnjë procedim penal”,- tha Alibeaj duke shtuar se sulmet ndaj këtij individi shtohen në një kohë që “rrjeta po shtrëngohet rreth peshqve të mëdhenj”.

Balla doli bllof me dokumentin që publikoi (kliko këtu), pasi aty, ndaj Zaganit, caktohet një masë sigurie “arrest me burg”, çka provon se ai nuk është dënuar. Sikurse disa herë të tjera më parë, Rama të premten në Zonë e Lirë, u shpreh se ish-oficeri i policisë së Vlorës, Dritan Zagani u hodh në sulm ndaj Tahirit pasi u dënua për dekonspirim aksioni policor dhe trafik droge, akuza që po ashtu nuk përmenden në dokumentat që Balla nxorri sot. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Sulmohet me granata një shtëpi në Berat

Mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në Urën Vajgurore, janë hedhur dy granata. Pronari i shtëpisë, shtetasi K.H. telefonoi policinë. Njëra prej granatave ...

11:02

Ndahet nga jeta papritur Adela e Big Brother

Një lajm tragjik është shpërndarë rrufeshëm mëngjesin e sotëm mes gazetarëve. Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adel...

10:29

Ngjela: Ramës i bënë presion për Tahirin

Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndihmuar Tahirin dhe se ky institucion është i korruptuar. “Avokat”...

20:44

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI