Flash

(FOTO) ‘Sulmi’ me granata ndaj shtëpisë në Berat

Lapsi.al 29 October 2017
(FOTO) ‘Sulmi’ me granata ndaj shtëpisë në Berat

Mëngjesin e sotëm një banesë u godit me dy granata, në Berat. Një person ende i paidentifikuar hodhi në banesën e familjes Hoxha dy granata ofensive. Njëra shpërtheu, ndërsa tjetra u çaktivizua nga policia. Nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Antoneta Hoxha, bashkëshortja e Kujtimit, pronarit të shtëpisë, deklaroi se ata nuk kanë konflikt me asnjë person.

“Ishim në gjumë dhe kemi dëgjuar shpërthimin e madh. U alarmuam të gjithë. Dolëm jashtë menjëherë dhe lajmëruam policinë. Pastaj erdhi policia dhe çaktivizoi granatën tjetër. Ne nuk e dimë se kush mund ta ketë bërë. Nuk kemi konflikt me askënd”, tha Antoneta Hoxha, bashkëshortja e Kujtimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka persona të shoqëruar në polici. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

Sulmohet me granata një shtëpi në Berat

Mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në Urën Vajgurore, janë hedhur dy granata. Pronari i shtëpisë, shtetasi K.H. telefonoi policinë. Njëra prej granatave ...

11:02

Ndahet nga jeta papritur Adela e Big Brother

Një lajm tragjik është shpërndarë rrufeshëm mëngjesin e sotëm mes gazetarëve. Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adel...

10:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI