Flash

Skena erotike/ Aktorja Ema Andrea topless, regjizori nuk lejon kamerat në provën gjenerale (Foto)

Lapsi.al 28 October 2017
Skena erotike/ Aktorja Ema Andrea topless, regjizori nuk lejon kamerat në

‘Mother and Child’, kështu titullohet drama e norvegjezit Jon Fosse e cila do të vihen në skenë na regjisori boshnjak, Dino Mustafiç.

Për këtë dramë regjizori ka marrë në cast edhe aktoren Ema Andrea, e cila ka një rol tronditës dhe provokes për publikun.

Vepra është shfaqur mbrëmjen e djeshme në ‘Tulla Center’. Ndërkohë shfaqja ka qenë në kushte sigurie dhe janë hequr kamerat, pasi ka disa skena ku aktorja Ema Andrea zhvishet topless.

Mustafiç në konferencën e mbajtur për mediat ndan shqetësimet që shoqërojnë dhe këtë pjesë të Ballkanit, duke thënë se çdo pyetje që hapet nga shfaqja shndërrohet në mënyrë performative në skenë.

Ndërsa duke shprehur besimin tek aktorët, e sidomos në rastin e Ema Andreas, Mustafiç thotë se publiku ka përballë jo vetëm një akt estetik, por edhe një ngjarje sociale. Marrëdhënia e vlerësuar në këtë rast, nënës dhe të birit, është konsideruar mjaft interesante sidomos për shoqëritë tradicionale.

Nga ana tjetër në një intervistë për emisionin ‘Chic’ në “News24”, Ema Andrea rrëfehu për moderatoren Fjodora Fjora arsyen se pse pranoi që të zhvishej gjysmë nudo, duke zbuluar tërësisht gjoksin në shfaqje.

“Kjo shfaqje do të ndezë debate të mëdha. Unë uroj që edhe nga ana estetike, për teatrin alternativ dhe artin e pavarur, por edhe për temën që trajton të shërbejë. Në art kjo gjë nuk duhej diskutuar. Këtu tek ne këto gjëra diskutohen, në rastin e kësaj shfaqje më duket gjithçka normale; gjiri i nënës që ushqen fëmijën. Nuk mund të mos besoj se kjo është lidhja e parë më e fortë mes nënës dhe fëmijës, midis çdo njeriu, qoftë vend ballkanik apo europian.” - tha Ema Andrea.

Ndërkohë kujtojmë se regjizori Dino Mustafiç ka bashkëpunuar edhe më parë me Andrean në në vepër teatrale shumë provokuese për publikun shqiptar, ku një aktor i ri, Igli Zarka, doli komplet nudo në disa skena.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI