Flash

Skandali/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë hapin faqe erotike gjatë seancave plenare

Lapsi.al 28 October 2017
Skandali/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë hapin faqe

Të jesh deputet për disa është edhe punë e mërzitshme. Kështu gjatë orëve të zgjatura të diskutimeve parlamentare disa nga deputetët e Kuvendit të Shqipëërisë gjejnë mënyra për të shtyrë kohën. Disa luajnë me celularë, disa futen në rrjete sociale, por ka edhe nga ta që hapin faqe erotike.

Ky është shqetësimi që është ngritur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në datën 4 tetor, shkruan Shqiptarja.com.

Kanë qenë vetë deputetët ata që janë ankuar tek organet e Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë se mediat të vendosura mbi sallën e Parlamentit kanë publikuar atë çka deputetët bëjnë me telefonat e tyre gjatë seancave të ndryshme.

Ka qenë deputetja e PS-së e cila gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

“Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media. Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr. E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por... Ata janë ankuar, z. Vasili... Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediat lart”, - është shprehur deputetja Hysi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI