Flash

Shihni propozimin e papritur të MIgos Offset për Cardi B (Video)

Lapsi.al 28 October 2017
Shihni propozimin e papritur të MIgos Offset për Cardi B (Video)

Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” ka marrë surprizën më të veçantë gjatë koncertit mbrëmjen e djeshme në Filadelfia. I dashuri i saj, rreperi Migos Offset, është ulur në gjunjë për ti propozuar për fejesë, teksa në dorë mbante një unazë 8 karatëshe. Dëshmitarë të kësaj ngjarje është bërë i gjithë publiku ndërsa kanë filmuar momentin duke mos i kursyer brohorimat dhe duartrokitjet. Cardi B po ashtu nuk e ka fshehur entuziasmin teksa është hedhur përpjetë nga gëzimi e më pas ka përqafuar të fejuarin e saj pasi i ka thënë “Po” propozimit të tij. Këngëtarja më vonë ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një foto të saj me unazën në dorë, ku ka shprehur mirënjohjen për rreperin me fjalët: ” Dua vetëm të bie në gjumë e të zgjohem për tu siguruar që kjo nuk ishte një ëndërr. Faleminderit Zot për të gjitha bekimet. Të dua shumë @offsetyrn, faleminderit që pe potencialin tim që kur më njohe për herë të parë. Mezi pres të kaloj jetën përgjithmonë me ty. Do të bëjmë shumë lekë dhe dashuri bashkë”.

https://www.youtube.com/watch?v=RZv1RbeyZfE

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti tip "Toyota" është përlasur me një kamion me targa 1705AC...

12:34

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI