Flash

Ironia e Patozit: Shumë trafikantë e kanë gjetur drejtor burgu shokun e bandës kur kanë rënë brenda

Lapsi.al 28 October 2017
Ironia e Patozit: Shumë trafikantë e kanë gjetur drejtor burgu

Pas shkarkimeve që bëri Ministrja e Drejtësisë para pak minutash, ka reguar edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi. Ai shkruan në facebook se gjysma e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri paskan qenë vetë të dënuar. Patozi ironizon duke thënë se ndoshta ky është një kriter i Rilindjes dhe s eshumë kriminelë kanë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda. 

“TA KESH DREJTORIN SHOK BURGU

Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri. Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.

Mbase ka qenë kriter i qeverisë së "Rilindjes" që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.

Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë "nder" për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.

I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda. 

Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t'i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb "qorr" i rivalëve të rrugës.” – shkruan Patozi.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti tip "Toyota" është përlasur me një kamion me targa 1705AC...

12:34

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI