Flash

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Në ditët në vijim do të zbulohet përfshirja e politikanëve me krimin

Lapsi.al 28 October 2017
Paralajmërimi i fortë i Bashës: Në ditët në vijim

Basha nuk i ndahet çështjes ‘Tahiri’, duke i dalë në mbrojtje ish-efektivit të policisë Zagani, i cili ishte i pari që e dencoi i pari Tahirin.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ai i bëri thirrje Ramës që mos të sulmojmë Zaganin, pasi përgjimet italiane treguan sipas tij të vërtetat e versioneve të ish-kreut të Anti-drogës, por të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë.

“Zagani hetoi ccshtjen ‘Tahiri’ ‘Habilaj’. Përgjimet italiane tregojnë se Zagani kishte të drejtë. Sipas kodit mafioz Rama dhe Tahiri kërkuan që ta bëjnë shembull Zaganin për faktin se ça e priste nëse flet. Akuzat qesharake të montuara nga SHKB. Ata që arrestuan Zaganin duhet të hetohen. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çojnë këta punonjës në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, ai është avokat mbrojtës i Habilajve dhe Tahirit. Merret vetem me mbrojtjen e krimit dhe asgjë tjetër, bredh studio më studio, podium më podium duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit se kështu mbron veten e tij. Rama dhe Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm e të pamposhtuar deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën e kanë humbur cdo kontroll ndaj të vërtetës, e ky është vetëm fillimi. Ne ditet ne vijim do te ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të drogës e krimit. Edhe bota e ka kuptuar dhe s’mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Evropës. Unë them ti presim me mire te rejat se sa t’i paragjykojmë. PD është në kontakt me qytetarët me oficerët e ndershëm të policisë dhe natyrisht me partnerët. Është në shqyrtim të vazhsueshëm të cdo denoncimi dhe materiali që teregon lidhjet e pushtetarëve me trafikantët e drogës” - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI